“O je naiv ose janë të gjithë të kapur”, Arjan Curri bën deklaratën e fortë për aferën e inceneratorëve

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Arjan Curri thotë se në Shqipëri, ligjet vihen në funksion të interesave të politikanëve. Në MCN TV Curri komentoi ecurinë e punës së komisionit hetimor për inceneratorët, duke theksuar se edhe në këtë rast, çdo vendim është vullnet i kryeministrit dhe ministrave të qeverisë.

Arjan Curri: Këta kur bisedojnë me njëri-tjetrin thonë pse ligjet që kemi miratuar vetë do të na pengojnë të bëjmë atë që duam? E do një gjë kryeministri? Mblidhet Parlamenti dhe e miraton. Ligji vjen pas Maliqit. Nëse para 100 vjetësh, ligji shkelej, ai tani qepet si kostum pas dëshirës së një politikani.

Për Ramën të gjithë kanë përgjegjësi individuale përveç atij. Si prestigjiator i mirë që është, ka aftësi iluzioniste për t’u thënë të gjithëve se uji rrjedh i pastër, por ndotet rrugës. Çdo vendim i Parlamentit, këshillave bashkiakë, SPAK nuk është gjë tjetër veçse hedhja në ligj e vullnetit të kryeministrit dhe miqve të tij tradhtarë.

Të kapur janë atë që kanë pranuar të përdoren për të firmosur dhe vulosur vendime të paligjshme. Këta janë një bandë që nuk e çajnë kokën fare dhe dalin aty bëjnë batuta.

Zjarr Tv Ad