Kush është prokurorja e “hekurt” që dënoi Francesco Becchettin

0
538
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Francesco Becchetti u dënua ditën e sotme me 17 vjet burg nga Gjykata e Tiranës me akuzën se përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash. Por ky vendim erdhi pas kërkesës nga ana e prokurorisë që Becchetti të dënohej me 20 vite heqje lirie.

Ka qenë prokurorja e “hekurt” Elisabeta Imeraj ajo e cila kërkoi ndëshkimin e Becchettit, një spekulatori që kërkon ti rrëmbejë Shqipërisë qindra milionë euro, kur në fakt me skemat e tij është provuar se ka shkelur ligjin.

Ishte pikërisht Imeraj ajo që mori në dorë dosjen për rastin e Becchettit, pasi para saj 6 prokurorë dhanë dorëheqjen dhe nuk kishin guxim të dilnin në një përfundim. Kjo çështje e cila ishte zvarritur në kohë, e ka zanafillën në vitin 2015, me hapjen e procedimit penal ndaj Becchettit me akuzat e evazionit fiskal dhe pastrimit të parave. Becchetti kundërshtoi akuzat dhe u shpreh se e gjithë çështja ndaj tij ishte e motivuar politikisht.

Ai hapi çështje kundër Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar, duke fituar në dy shkallët e gjykimit. Dhe në kushtet në të cilat, mbi shtetin shqiptar është ngarkuar një gjobë e madhe 100 mln euro nga Gjykata e Arbitrazhit, gjykimi penal dhe vërtetimi i fajësisë do ishte shumë i rëndësishëm.

Për sa i përket sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, Imeraj kohë më parë teksa fliste për çështjet e nxehta në Shqipëri, tha se ai është i akuzuar për “pastrim parash” dhe kjo akuzë nuk ka lidhje me çështjen e tij ndaj Shqipërisë në Arbitrazh.

“Çështja “Becchetti” është në gjykim, pasi akuzohet për “Pastrim parash” dhe vijon gjykimi, ku po merren prova dhe po pyeten dëshmitarë. Kjo është një akuzë e ngritur nga prokuroria disa vite më parë, por s’ka lidhje me Arbitrazhin”, u shpreh kryeprokurorja Imeraj në atë kohë Prokurorja kërkoi dënimin me burg edhe për bashkëpunëtorët e tij, për të cilët e dha vendimin gjykata.

Gjithashtu nëna e biznesmenit Liliana Condomitti dhe shtetasja Eriona Troplini u dënuan secila me nga 8 vite burg për pastrim të produkteve të veprës penale. Ndërsa bashkëpunëtori i tij Mauro De Renzis u dënua me 16 vite. Gjykata ka vendosur edhe që 4 kompanitë e sekuestruara Becchettit, konkretisht “Energji” sh.p.k. “Cable System” sh.p.k, “400 KV” sh.p.k dhe “Agon Set” sh.p.k ti kalojnë shtetit.

Zjarr Tv Ad