Teksa Komisioni Hetimor vendosi të bënte disa minuta pushim, pas 4 orësh marrje në pyetje të kryeministrit Edi Rama, kreu i qeverisë ka replikuar me deputetin e PD, Helidon Bushati.
Në pamjet e siguruara nga Gazeta Panorama.al, deputeti demokrat i tregoi Ramës historinë e të birit i cili e pyeste se “përse luani në Kopshtin Zoologjik në Tiranë ha karota”, duke shtuar se edhe “luanët i kanë bërë vegjetarianë”. Por, kryeministri e ironizoi duke thënë se “akoma nuk ka ardhur luani në Tiranë”, duke i kërkuar Bushatit ta dërgojë djalin tek i biri i tij, Zaho, në Surrel që të njohë kafshët.
Helidon Bushati: Erdhi djali para 2 javëve më tha pse ha luani karrota, këtu në Tiranë, e keni bërë edhe luanin vegan…
Edi Rama: S’ka luan akoma. Akoma nuk ka ardhur luani, kështu që djalin e paske djalë qyteti nuk njeh kafshët, bjere tek çuni im të njohë kafshët…
Helidon Bushati: Kur ke qenë ti, termi vegan nuk ka ekzistuar.
Edi Rama: Se unë thoja vegjetarian, jo për gjë..