Rama përplaset me Boçin: Nuk ka lindur ai burrë që më ndërpret mua; Deputeti i PD: Nuk tregohet këtu burrëria! Kaq të vogël e paske burrninë ti?

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kyeministri Edi Rama dëshmoi në Komisionin Hetimor për inceneratorët, teksa pak më parë ka patur edhe ngritje tonesh mes tij dhe deputetit demokrat Luçiano Boçi.

Në një moment kutr Rama po fliste, Boçi e ka ndërprerë, ndërkohë që Rama nuk e ka pritur mirë dhe i është drejtuar deputetit me fjalët “nuk ka lindur ai burrë që më ndërpret mua”.

E menjëhershme edhe kundërpërgjigja e Boçit, i cili tha se burrnia nuk tregohet në Komision por në vend tjetër.

Rama – Boçit: Jeni deputet i një qyteti që deri dje vuante si qen nga helmi, nga tymi, mbytja. Nuk hapnit dot dritaret në orën 5-6 pasdite. Kjo është historia e elbasanasve pa dallim. Kush do nga unë përgjigje të thatë, do ketë përgjiigje të thatë. Kuhs e bën pyetjen me kontorno, do marri përgjigje me kontorno. Këto janë punët e mia, që Elbasani që po mbytej t’ia hiqja lakun nga fyti.

(Luçiano Boçi e ndërpret)

Boçi: Do të pyes për atë, edhe për pluhurin, edhe për hirin kancerogjen

Rama: Do ta kisha dhënë 3 herë

Boçi: Po ndërprite tani dhe thuaje

Rama: Akoma nuk ka lindur ai burrë që mua më ndërpret

Boçi: Nuk tregohet këtu burrnia, tregohet në vend tjetër

Rama: Nuk ka burrë që më ndërpret mua

Boçi: Pse? Se je me mikrofon dhe ke ata pas dhe tregon burrninë ti? Pse kaq të vogël e ke burrninë ti?

Zjarr Tv Ad