Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Djali i multimiliarderit amerikan George Soros, Alexander vlerëson kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe thotë se SHBA e BE duhet të jenë mirënjohëse që e kanë aleat në një kohë si kjo.
Alex Soros ka postuar një fotografi nga takimi me kryeministrin shqiptar një javë më parë në Konferencën e Sigurisë në Mynih dhe thotë se Rama kishte një kuptim të qartë të efekteve që kriza e Ukrainës mund të ketë në Ballkanin Perëndimor.
“Duke menduar për takimin tim me Edi Ramën javën e kaluar. Kishte një kuptim të mirë të përhapjes së mundshme të efekteve të krizës së Ukrainës në Ballkanin Perëndimor.
Amerika dhe Europa duhet të jenë mirënjohëse që kanë aleatë si Rama dhe Shqipëria në kohë të tilla”, shprehet Alex Soros në rrjetet sociale.