Berisha nga Shkodra: Revolucioni ynë synon rikthimin e opozitës së vërtetë! Kur të rrëzohet qeveria shqiptarët do votojnë të lirë

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur nga Shkodra, se lëvizja që ai ka ndërmarrë është një revolucion demokratik që synon rikthimin e demokracisë në vend. Në fushatë për zgjedhjet e 6 marsit, Berisha tha se pa u rrëzuar qeveria aktuale shqiptarët nuk mund të votojnë të lirë.

Ne jemi në një fushatë elektorale. Në të vërtetë në thelb ne jemi në një revolucion paqësor demokratik me të cilin kemi një synim më kryesor, rikthimin e opozitës së vërtetë shqiptare, rivendosjen e pluralizmit politik të vërtetë dhe natyrisht, natyrisht sjelljen në pushtet të PD dhe opozitës shqiptare.

Ndaj dhe është imperative rrëzimi i kësaj qeverie në kohërat e shpejta që vijnë në mënyrë që shqiptarët të mund të votojnë të lirë me dinjitet siç votojnë shqiptarët në Kosovë, siç votojnë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Pra, ne duhet të rikthejmë  nuk po them standardin gjerman apo të Zvicrës, por mora shembull këto vende rreth nesh ku ka shqiptarë,  u shpreh Berisha.

Zjarr Tv Ad