Kryeministri Rama zbulon nëse do të vendos sanksione ndaj Rusisë: Shqipëria është e hapur për të mirëpritur refugjatët ukrainas që i largohen luftës

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është e hapur për të mirëpritur në vendin tokë ukrainas që ikin nga vendi për t’u larguar nga lufta.

“Sot në samit kemi ofruar, këtë herë në fakt e kanë bërë shumë vende jo si për afganët e shkretë që i lanë rrugëve. Për të mirëpritur njerëzit, familjarët që largohen apo do të largohen nga Ukraina. Për ne është e natyrshme që ta themi sepse kjo është historia jonë dhe këta jemi ne. Kjo është pasuria që kemi detyrë t’ia trashëgojmë fëmijëve tanë.

Siç e thashë në këtë situatë dhe këtë konflikt çështja e këtyre njerëzve do të jetë në vëmendjen e shumë vendeve. Të gjitha vendet janë shprehur hapur për këtë gjë. Desha ta jap këtë informacion për të shmangur spekulimet që do vijnë dy milion. Bëhet fjalë për shifra për shumë më pak zero. Jemi në një fazë të politikës që zerot i kemi kusur kur debatojmë me njëri tjetrin”, u shpreh Rama.

Ai foli edhe për sanksionet që kanë vendosur vendet e tjera nga Rusisë dhe nëse do ta marrë Shqipëria një hap të tillë.

“Sanksionet reflektohen në të dyja palët. Është njësoj si ajo që diskutonim në fillimet kur unë dola dhe bëra lajmërimin për atë që po vinte në lidhje me krizën e energjisë. Kur filluan muhabetet ne e prodhojmë energjinë vetë, nuk kemi nevojë për të tjerët. Ne nuk e prodhojmë të gjithë energjinë vetë. Shqipëria nuk e ka prodhuar vetë asnjë ditë energjinë e nevojshme për konsum. E dyta, ne blejmë në tregjet ndërkombëtare që ka shumë rëndësi se çfarë çmimesh kanë tregjet ndërkombëtare”, deklaroi ai.

Zjarr Tv Ad