Replikë me Shehun/ Petrit Vasili: Rusia ka djalë Serbinë, që i polli Rusisë një nip të denjë si Rama!

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Petrit Vasili

Replikë miqësore me Tritan Shehun!
Lexova me të njëjtën kënaqesi si ngahera postimin e sotëm të Tritanit lidhur me zhvillimet më të fundit në Ukrainë. Por sot jam i detyruar të replikoj “fort” me të sepse Tritani thotë:
“Serbia, iniciatoria dhe lider e nismës “Ballkani i hapur, deklaron mosaderimin në frontin antiagresion. Megjithëse me vonesë, i kërkoj: 1- Kryeministrit të distancohet nga ai projekt i “Jugosllavisë se Re”, projekt në të vërtetë edhe përçarës për Rajonin e shqiptarët, ndesh me interesat tona strategjike.

I dashur Tritan, unë besoj absolutisht në sinqeritetin e fjalëve të tua, por po të pyes sinqerisht si mik i vjetër: vërtet e mendon se ky Rama do të guxoje të dalë kundër babait të tij të dashur Serbisë?

I dashur Tritan, Rama është nip i denjë i Rusisë. Sepse Rusia ka djalë Serbinë, që i polli Rusisë një nip të denjë si Rama, që i lëpin këpucët asaj si askush tjetër.
E si do guxojë ky Ramë, që e kanë futur në thes, që nga maja e këmbëve deri te veshet, qe te largohet e te distancohet nga Serbia dhe nga Ballkani i Hapur pro rus dhe totalisht antieuropian. Ti e sheh pra Tritan, qe Rama per hir te babë Vuçiçit, me Ballkanin e Hapur me egersi i shkretoi mijra e mijra fermere shqiptare dhe i la pa buke e pa shprese, vetem e vetem qe babe Vucici djali i Putinit te ndihet mire dhe te gezoje.

Ti e ke pare i dashur Tritan, qe po ky Rame, po per hir te babë Vucicit e shiti Kosoven, kufijte saj si dhe gjakun e sakrificat e saj te pashembullta e tragjike te qindra vjeteve.
Rama, i dashur Tritan, qe ka qene gjithmone ne krah te genocidisteve serbe si Vucic, nuk ka se si te jete kunder Putinit dhe agresionit te tij çnjerezor ne Ukraine.

Ndaj i dashur Tritan me  detyrove” te replikoj me ty, vetem qe te te kujtoj e te mos harrosh asnje here se ne se per ty dhe per mua atdheu dhe paqja jane te shenjta, per kete Ramen keto jane vetem placka ne tregun pervers te tradhetareve e genocidisteve ruso sllave. P.S. Shihni FOTOT se si i qesh buza vesh më vesh Ramës me Lavrov e Vuçic dhe shihni fytyrën e vërtetë përballë shqiptarëve.

Zjarr Tv Ad