Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari gjatë një takimi me banorët e qytetit të Lushnjës është shprehur se data 6 mars, datë kur do të zhvillohen votime në 6 bashki të vendit, do të jetë një datë e rëndësishme për këtë qytet.
Arsyeja sipas Braimllarit është sepse programi i Elton Banos kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ garanton ndryshimin dhe gjithëpërfshirjen për qytetarët e këtij qyteti.
Është koha për një bashki në shërbim të qytetarëve dhe jo pazareve të rilindjes me kunat opozitën’ mbyll postimin e tij Braimllari
Postimi i plotë i Braimllarit:
Entuziazëm dhe mbështetje absolute për Elton Banon. Data 6 mars është një ditë e rëndësishme për Lushnjën. Programi i Elton Banos, garanton ndryshimin dhe gjithëpërfshirjen për qytetarët e Lushnjës. Më 6 mars qytetarët e Lushnjës e kthejnë bashkinë në shërbim të tyre. Është koha për një bashki në shërbim të qytetarëve dhe jo pazareve të rilindjes me kunat opozitën.