Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se në koordinim me SHBA-në, Francën, Gjermaninë, Italinë, Kanadanë dhe Mbretërinë e Bashkuar, do t’i propozojë udhëheqësve të Bashkimit Europian masa të reja ndaj Rusisë për të penguar Putinin të financojë ushtrinë e tij.
Ajo u shpreh se së pari do të kërkohet që një numër i caktuar i bankave ruse të dalin nga SWIFT, duke i ndaluar veprimet e tyre në të gjithë botën, duke bllokuar importet dhe eksportet ruse.
Së dyti, do të paralizohen asetet e Bankës Qëndrore të Rusisë, duke ngrirë transaksionet e saj, duke bërë që kjo bankë ta ketë të pamundur të likuidojë asette e saj.
“Në koordinim me SHBA-në, Francën, Gjermaninë, Italinë, Kanadanë dhe Mbretërinë e Bashkuar, tani do t’u propozoj masa të reja udhëheqësve të BE-së për të forcuar përgjigjen tonë ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe për të gjymtuar aftësinë e Putinit për të financuar makinën e tij të luftës.
Së pari, ne angazhohemi të sigurojmë që një numër i caktuar bankash ruse të hiqen nga SWIFT.
Kjo do t’i ndalojë ata të veprojnë në mbarë botën dhe do të bllokojë në mënyrë efektive eksportet dhe importet ruse.