Banorët e ‘5 Majit’ para Kryeministrisë, ironia e qytetarit: Ça t’i kërkojmë kryeministrit kur qan hallin e Ukrainës, dhe ne na nxjerr jashtë

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e lagjes ‘5 Maji’ në Tiranë kanë zgjedhur që të protestojnë sot para Kryeministrisë, në shenjë kundërshtie për projektin e shembjes së banesave të tyre. Ata njëzëri kanë kërkuar llogari para këtij institucioni se çfarë do të bëhet me fatin e tyre.

“Të paktën në ato rrënoja, mund të fusin ndonjë nga refugjatët nga Ukraina. Ça t’i kërkojmë kryeministrit kur qan hallin e Ukrainës, me të drejtë, dhe ne na nxjerr jashtë. Nuk kam ku të rri, kam shtëpinë, por se kam më. S’di se ku të rri tjetërkund, pasi banesa mu shemb në 22 shkurt. U arrestuam 5 veta, dhe vajza ime po ashtu. Të arrestohesh se po qëndron në shtëpinë tënde, se di! Kini kujdes, mos rrini në shtëpitë tuaja. Mos rrini aty, se mos ju arrestojnë. Ikni në hotel. Mua më ndodhi dhe mendoj se do iu ndodh edhe të tjerëve, siç më ndodhi mua”, tha protestuesi.

Zjarr Tv Ad