“Luftërat janë çmenduri”, Edi Rama e fillon ditën me Papa Françeskun: Në paqe fitohet gjithçka!

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me një thënie të Papa Franceskut. Në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri ka publikuar shprehjen: Luftërat janë përherë një çmenduri.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Papa Francesku theu protokollin dhe shkoi për të takuar ministrin rus në Vatikan, për ti kërkuar atij të ndalojnë luftën.

Pas këtij takimi, Papa zhvilloi dhe një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ku i shprehu dhimbjen për atë që po ndodh në Ukrainë.

Në një postim në Twitter , Zelensky tha se kishte falënderuar Papën për lutjet e tij, duke shtuar se “populli ukrainas ndjen mbështetjen shpirtërore të Shenjtërisë së Tij.

Zjarr Tv Ad