Greqia ndaloi kalimin e kamionëve në Kapshticë, bllokohet njëra anë e rrugës që të çon në pikën kufitare

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kapshticë- bllokohet një anë e aksit nacional që të çon drejt doganës. Shkak, ndalimi i kamionëve nga pala greke për shkak të borës. Në pamjet e siguruara nga Fax News duket rradha e kamionëve të cilët kanë dashur të kalojnë në Greqi, ndërsa ka edhe mjete të vogla që janë bllokuar për shkak të kamionëve.

Si pasojë e motit të keq, në dy pika të kalimit kufitar u ndalua sot qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë.

Policia dhe ARRSH njoftojnë se qarku i Korçës, është përfshirë nga reshje bore të dendura dhe me qëllim shmangien e problematikave në qarkullimin e mjeteve, drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamiona), nuk do të lejohen nga autoritetet e policisë greke, të kalojnë në Stacionin e Policisë Kufitare.

Gjithashtu nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, edhe në akset Qafë Thanë-Lin-Pogradec; Qafë Thanë-Përrenjas-Elbasan. Ky  ndalim do të jetë i vlefshëm deri në njoftim të dytë për drejtuesit e mjeteve.

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Korçë, kanë shtuar prezencën e tyre nëpër akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve rrugore. Të gjitha akset rrugore kryesore aktualisht janë të kalueshme, vetëm me pajisje dimërore.

Këshillojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të tregojnë kujdes në drejtimin e mjetit, të respektojnë sinjalistikat dhe rregullat e qarkullimit rrugor, të reduktojnë shpejtësinë dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme me qëllim që të mos krijojnë pengesa për borëpastrueset e firmave nënkontraktore në rrugë.

Zjarr Tv Ad