Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur vendimin e NATO-s për të ndihmuar Ukrainën ekonomikisht dhe ushtarakisht.
“NATO me vendime te rendesishme ne mbeshtetje te Ukraines!
Te dashur miq, Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Jens Stoltenberg njoftoi se keshilli i ministrave te vendeve anetare te Aleances se se Atllantikut te Veriut vendosi akordimin e ndihmave ushatarake me armatime moderne te mbrojtjes kundra ajrore dhe antitanke dhe mjete te tjera luftarake si dhe ndihma ekonomike dhe financiare per Ukrainen qe perballet me agresionin barbar rus.
Miq, ju ftoj te pershendesim perzemersisht kete vendim te Aleances se Atllantikut te Veriut ndaj nje vendi qe po mbron lirine dhe pavaresine e tij”, shkruan Berisha.
Kujtojmë se NATO dhe disa vende të tjera jo anëtare të Aleancës vendosën të ndihmojnë Ukrainën me armatime për t’iu kundërpërgjigjur sulmit rus.