Spaho: Ballkani i Hapur produkt i kokëboshëve dhe mendjemëdhenjve si Rama

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Edmond Spaho me anë të një postimi ka shpërndarë lajmin e Syri.net, me deklaratën e Bildt, që ka deklaruar se me qëndrimin ndaj Rusisë, Serbia është skualifikuar nga procesi i anëtarësimit drejt BE-së.

Spaho thekson se Ballkani i Hapur është produkt i kokëboshëve dhe mendjemëdhenjve si Edi Rama.

Postimi i Edmond Spahos:

Ballkani i hapur! Edi Rama eshte politikan “largpames” dhe “vizionar”.

Ballkani i hapur eshte produkt i megalomaneve, kokebosheve, mendjemedhenjve, “udheheqesve globale” provinciale te cilet, ne mos qofshin sherbetore, formimin e tyre e kane marre vetem nga pasditet kaluar ne trotuaret e bulevardit te Tiranes ne vitet ’80.

Fat i madh qe e kemi ne dhe rajoni. Sic tha Aleks Soros, Amerika dhe BE duhet te jene krenare qe kane nje aleat si Rama.

Hallall!

Zjarr Tv Ad