Nga Petrit Vasili
Rama s’luan futboll me Rusinë, por shtrëngon fort Ballkanin e Hapur rus! U vendos! Shqipëria nuk do të luajë futboll me Rusinë. Këtë e tha me vrap qeveria sa që nuk i la radhë as Federatës Shqiptare të futbollit që të fliste. Ndërsa për Ballkanin e Hapur, Rama ose belbëzon ose qep gojën. Ballkani i Hapur ky produkt produkt politik rus udhëhiqet nga Serbia dhe ka për hysmeqar një servil si Edi Rama.
Serbia u pozicionua qartë në krah të Rusisë agresores se Ukraines, pra në krah të luftës dhe kundër paqes. Në këto ditë dramatike për gjithë botën kur Rusia është versulur mbi Ukrainën ne shqiptarët provojmë dhe kujtojmë ndjenja e shqetësime akoma më të medha dhe tepër të forta. Ne kujtojmë Serbinë agresore dhe genocidiste, që egërsisht godiste vëllezërit tanë në Kosovë, kujtojmë mijëra të vrarë, të dhunuar dhe eksodin e pashembullt biblik të tyre.
Serbia dje dhe Rusia sot jane dy ane te se njejtes medalje, te te njejtes politike agresive dhe pushtuese dhe të të njëjtit mentalitet antidemokratik. Po çfarë bën akoma Edi Rama në Ballkanin e Hapur? Po si mundet që Edi Rama rri aty në krah të një Vuçiçi, që ai vetë me armë në dorë ka qenë një ushtrues i dhunës agresive pushtuese dhe që udhëheq sot Ballkanin e Hapur të Edi Ramës?
Po si mundet që Edi Rama zgjodhi Vuçiçin dhe jo Kosovën martire, boll që Ballkani i Hapur të kënaqte Serbinë genocidiste? Po si mundet Edi Rama rri akoma në Ballkanin e Hapur kur ai vetëm shkreton interesat e Shqiperisë dhe hedh në rrugë mijëra fermerë të ndershëm dhe puntorë shqiptarë? E kam thënë shpeshherë se Edi Rama është pjesë dhe peng i axhendave të errëta antishqiptare, anti Europe dhe anti Kosove.
Te mos luash futboll me Rusine dhe te ne te njejten kohe te vazhdosh te rrish ne Ballkanin e Hapur Rus është provë e qartë e pengmarrjes pa kthim të Ramës. Asnjë thirrje Ramës per tu larguar nga Ballkani i Hapur nuk ka as efekt dhe as kuptim sepse pengmarrja e tij është kaq e fortë sa qe ai nuk merr dot vetë më asnje vendim. Të vetmin vendim, që pengmarrësit i kanë lënë Ramës është…..të mos luajë futboll me Rusinë.