“Gjithmonë ka vend për dialog”, Basha: Tani është koha që bota të bashkohet kundër luftës

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me luftën në Ukrainë. Në një postim në Tëitter Basha shkruan se është koha që e gjithë bota ta bashkohet kundër luftës. Ndër të tjera ai bën thirrje për të votuar rezolutën në OKB.

Basha: Sesioni Emergjent i OKB-së pas Rezolutës së KS të OKB-së të propozuar nga 🇦🇱&🇺🇸 është një mundësi për të demonstruar një qëndrim të unifikuar të OKB-së në mbështetje të paqes, pas unitetit të demonstruar nga shumë kombe, NATO dhe BE. Lufta nuk është kurrë një opsion pasi sjell vdekje dhe shkatërrim.

Gjithmonë ka vend për dialog, nuk është kurrë vonë. Kjo është koha për këdo që e ka marrë paqen si të mirëqenë, të bashkohet në unitet dhe të punojë me vendosmëri për paqen dhe sigurinë. QëndroniMeUkrainën

Zjarr Tv Ad