Xhemal Bushati, ishkryetari i Këshillit Bashkiak në Shkodër, kërkon që më 6 mars të votëbesohet për të drejtuar bashkinë.
kandidati i PD-së në bastionin e të djathtëve shprehet se ndonëse garon për një mandat shumë të shkurtër, ai ka një plan të qartë për ta vendosur në punë që përmirëson jetën e banorëve që në fillim. Bushati thotë se punën e parë që do të bëjë është pastrimi dhe ndriçimi i qytetit. Ndërsa në një vit, do të rishikoj shpërndarjen e fondeve të buxhetit në mënyrë që paratë të shkojnë për përmirësimin e infrastrukturës dhe te fermerët për subvencione. Ndërkohë, për rininë Bushati thotë se do i kushtojë një vëmendje arsimit profesional dhe do lidh marrëveshje me bizneset në mënyrë që ta shohin të ardhmen këtu. Ndërsa një vëmendje të veçantë, Bushati ka edhe për shtresën në nevojë.
Bushati, pse pranuat të ishit pjesë e kësaj gare?
E kam pranuar kandidimin si përgjegjësi ndaj besimit që më ka dhënë Partia Demokratike për të përfaqësuar vullnetin e tyre si kandidat për kryetar të Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet e 6 marsit. Po kështu, unë kam qenë dhe do të jem gjithnjë i gatshëm kur bëhet fjalë për Shkodrën. Në një situatë të nxehtë politike, zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale, çdo të thonë këto zgjedhje për Shkodrën
Ky projekt bazohet në tri shtylla, emergjencë, shërbejmë sot dhe projektojmë të nesërmen. Çfarë përmbajnë këto tri shtylla të planit tuaj