Ja ç’po i bëhet Drilonit!! – Nga Armir SHKURTI

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Armir SHKURTI

Ja ç’po i bëhet Drilonit!!

Po të shkosh sot, sheh pemë të prera e dhera kudo.

Mirë!

Nuk ka gjë të keqe të punohet…

Por i paimagjinueshëm është ndërtimi i urave të tilla në këtë mrekulli të natyrës. Përbri urës së drunjtë po zgjatet një urë e shëmtuar me dhè. Nën të kanë vendosur tuba betoni që  pastaj i kanë mbuluar me gurë e dhè. Ndoshta për të kaluar makina. E çudi nuk është. Në këtë parajsë të natyrës veç makina mungon, por edhe asaj po i gjendet dermani.

Pogradeci është zonë e mbrojtur. Teorikisht duhet marrë leje nga UNESCO për “kryevepra” të tilla.

Thjesht për informacion: rreth 1 km që këtu , në vijë ajrore, ndodhet Shën Naumi. Edhe atje rrjedh ujë si këtu, por askujt s’i ka vajtur mendja për “urbanizim” të këtillë!!

Zjarr Tv Ad