Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në zyrë përfaqësuesin e Rajonit të Pulias, Alessandro Delli Noci, me të cilin bisedoi për çështjet e zhvillimit ekonomik si dhe firmosën një marrëveshje, në vijim të “Tirana, kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, për mbështetjen e shumë prej nismave kreative të të rinjve.
Besoj fort se lidhjet tona me Italinë janë të pandalshme. Teksa flasim për situatën në Ukrainë dhe Rusi, arrijmë të kuptojmë se sa e rëndësishme është të kesh fqinj të mirë. Për ne Italia dhe Pulia janë fqinjët e mirë, nga të cilët nuk ruhemi, nuk trembemi, nuk rrezikohemi. Ndonjëherë, disa gjëra që ne i marrim për të mirëqena në jetë, na kujtohen vetëm kur shikojmë një situatë të ngjashme të dy fqinjëve, kur njëri do të pushtojë, sundojë apo gjunjëzojë tjetrin. Ndërkohë, raporti ynë i fqinjësisë është krejt tjetër. ë nënvizoi Veliaj.
Përfaqësuesi i Rajonit të Pulias, Alessandro Delli Noci u shpreh se Tirana është vlerësuar shumë gjatë këtyre viteve, sidomos në planin e angazhimeve rajonale për të rinjtë.
Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci falenderoi përfaqësuesin e Pulias për mbështetjen që Rajoni i tij po i jep Tiranës në vitin e rinisë.