E rikthyen në detyrë, por paratë ia mbajnë ende në sekuestro/ Vendimi që dha sot Gjykata e lartë për kardiologun Prifti

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kardiologun e njohur Edvin Prifti për lirimin e pasurisë së tij.

Tre anëtarët e Gjykatës së Lartë Ilir Panda Albana Boksi dhe Sandër Simoni, kanë vendosur mospranim rekuesi lidhur me sekuestrimin e pasurisë së mjekut të njohur, duke lënë në fuqi vendimin e datës 02.12.2021 të Gjykatës së Posa5me Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kujtojmë se pas vënies së tij nën hetim SPAK i sekuestoroi 2 llogari bankare të kardiokirurgut Edvin Prifti i vënë nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash.

Konkretisht janë sekuestruar shumat 51.4 milionë dhe 177 mijë euro ndërsa nga hetimi ka rezultuar ngritja e një skeme të mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore fallco me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve.

Dy javë më parë Gjykata e Posaçme hoqi masën e pezullimit të detyrës kardiokirurgut duke i hapur atij rrugën për rikthim në detyrë.

Zjarr Tv Ad