Yuri Kim: SHBA vlerëson angazhimin e Shqipërisë për Ukrainën

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka marrë pjesë në takimin me përfaqësues nga trupi diplomatik akredituar në Tiranë, për t’i informuar mbi rolin dhe qëndrimin e Shqipërisë ndaj sulmeve ruse mbi Ukrainën.

Në fjalën e saj diplaomatja amerikane tha se vlerëson angazhimin e Shqipërisë për çështjen e luftës në Ukrainë. Ndër të tjera Kim tha se jemi në një moment historik dhe se Rusia përbën një kërcënim ndërkombëtar.

“Teksa shikoj rreth tryezës, po përpiqem të dalloj se çfarë na bën të gjithëve së bashku. Shumë nga ne janë anëtarë të NATO-s. Shumë nga ne janë anëtarë të BE-së. Disa nga ne aspirojnë të bëhen pjesë e BE-së. Por të gjithë ne sigurisht e pranojnë që jemi në një moment historik. Që kërcënimi, sulmi dhe pushtimi i Ukrainës nga Rusia përbën një kërcënim për të gjithë ne dhe për sistemin ndërkombëtar që ne dhe paraardhësit tanë kemi punuar për dekada për ta ndërtuar nga rrënojat e Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore. Gjithashtu është shumë e qartë se në kryeqytetet tona ne po i përgjigjemi këtij momenti.

Po ngrihemi në lartësinë e këtij momenti në mënyra që nuk i kishim pritur. Dhe mendoj se jemi të gjithë të befasuar me veten – për shpejtësinë, vendosmërinë, këmbënguljen, seriozitetin dhe sakrificën; kjo nuk vjen pa sakrifica – me mënyrën se si ne po i përgjigjemi, duke i dalë në mbrojtje Ukrainës, por edhe duke dalë në mbrojtje të mënyrës sonë të jetesës. Ju shpreh vlerësimin e SHBA-ve për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit si bashkëpenëmbajtëse jona për çështjen e Ukrainës, shpreh vlerësimin për të gjithë ju, për bashkëpunimin dhe kontributin tuaj.

Dhe përsëri e kuptojmë se bashkëpunimi dhe kontributi juaj, duke përfshirë edhe ndihmën humanitare apo ndihmën në fushën e mbrojtjes apo sanksionet nuk janë pa kosto. Por besoj se të gjithë jemi në një mendje se ia vlen. Në fund, sigurisht nënvizojmë solidaritetin tonë të plotë me Ukrainën dhe popullin e Ukrainës në këto momente të kësaj sfide historike. Ne jemi me ju. Ne do të vazhdojmë të jemi me ju”,  tha Yuri Kim.

Zjarr Tv Ad