Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se disa politikanë e analistë mbrojnë Ukrainën për të akuzuar qeverinë, e cila sipas tyre nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete. Përmes një postimi në Twitter, Rama thotë se Shqipëria është ndër vendet e para që ka dhënë ndihmë, ndërsa shprehet se qeveria shqiptare nuk është reklamuar ndaj kontributit të saj.
Disa politikanë e analistë mbrojnë Ukrainën për të sulmuar qeverinë, që sipas tyre nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete! Jo vetëm e kemi dhënë, po e kemi dhënë ndër të parët. Por nuk e kemi dhënë për t’u dukur këtu në Tiranë dhe aq më pak për të sfiduar me llafellogjet e Tiranës, shkruan Rama.