“Rama në krah të ekipit të korrupsionit”, Bardhi: Bashkia e Lushnjës me PS, një skenë krimi

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra sot nga kryeministri Edi Rama nga Lushnja, ku ironizoi kandidatin e PD-së për këtë bashki, Indrit Sefa.

Përmes një reagimi, Bardhi thekson se Rama është në krah të ekipit të korrupsionit, duke shtuar se kryeministri nuk kërkoi ndjese për shndërrimin e Bashkisë në skenë krimi.

Ndër të tjera, Bardhi shkruan se qytetarët e Lushnjës në më 6 Mars do të kenë shansin që të heqin shiritin skenë krimi nga Bashkia e Lushnjës dhe t’u kthejnë bashkinë qytetarëve.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Edi Rama ishte sot në Lushnje, por nuk kërkoi ndjese për shndërrimin e Bashkisë në skenë krimi. Ai nuk u distancua nga korrupsioni dhe vjedhja në Bashkinë Lushnjë dhe u paraqiti sot qytetarëve të Lushnjes të njëjtën alternativë, anëtaren e të njëjtit ekip, që prej 15 vitesh mban peng Bashkinë e Lushnjes.

Lushnja ka zgjedhje të parakohshme në 6 Mars për shkak se Edi Rama abuzoi me besimin e lushnjarëve dhe se i gjithë zinxhiri drejtues i Bashkisë dhe Partisë Socialiste Dega Lushnje është sot në burg. Eriselda Sefa, kandidatja e Edi Ramës në Lushnje, është vetë e kallëzuar në SPAK për abuzime me detyrën dhe besimin e qytetarëve.

Në vend që të vijë vërdallë në Lushnjë dhe të tregojë barcaleta, Edi Rama dhe kandidatja e tij në Lushnjë duhet t’u kërkonte ndjesë qytetarëve lushnjarë për vjedhjen dhe korrupsionin prej 15 vitesh në Bashkinë Lushnje. Ndjesa e munguar për lushnjarët është shenjë e qartë e arrogancës, mosmirënjohjes dhe sjelljes si pushtues me bashkëqytetarët e tyre. Lushnjarët nuk janë pronë e askujt, ndërsa Lushnja është pronë e qytetarëve të saj.

Qytetarët e Lushnjës në 6 Mars kanë shansin të heqin shiritin skenë krimi nga Bashkia Lushnjë dhe t’u kthejnë bashkinë qytetarëve. Eriselda Sefa nuk është alternativë e re për qytetarët. Ajo është vazhdim i të njëjtit grupim, që kërkon ta mbajë Bashkinë Lushnjë skenë krimi edhe për më gjatë.

Zjarr Tv Ad