Analisiti Ylli Dylgjeri ka publikuar një postim prekës që tregon sesi lufta Rusi-Ukrainë është bërë kryefjalë në të gjithë botën.
Këtë gjë e përjetojnë më së shumti populli ukrainas, por edhe rusët që janë kundër luftës dhe ndihen ‘fajtorë’ për këtë situatë.
Dylgjeri në postimin e tij ka rrëfyer se vajza e tij ka nisur studimet në Vjenë, por ka rrëfyer edhe skenën e pazakontë më një student rus, i cili mori fjalën dhe kërkoi që të mos shihej si armik.
Postimi i plotë:
“Mos me shihni si armik! Sot ne mengjez ime bije filloi studimet per master ne nje Universitet ne Vjene te Austrise.
Ne dreke e mora ne telefon, per ti uruar diten e pare dhe pyetur per impresionet e saj. Mes komenteve te dites se pare me thote se grupi i studenteve ishte i perbere kryesisht nga ruse dhe ukrainas. Ne minutat e prezantimit te tyre, nje djale rus, ngrihet ne kembe, dhe me mjekren qe i dridhej na thote:
Jam rus me nene ukrainase, ju lutem kolege mos me shihni si armik! Jane punet e politikes, ne jemi nje familje. Keto fjale te studentit, te kolegut rus, me lotuan. Keshtu me tha ime bije me zerin qe i dridhej.
Suksese Anja!
Me e mira u befte.”