Denoncimi te Berisha: Anija ruse e goditur nga sanksionet prej dy ditësh në Radë të Durrësit, e ka në zotërim një kompani e rrezikshme

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili denoncon një anije ruse që po qëndron në Radë të Durrësit. Sipas tij, anija është nën zotërimin e një kompanie që SHBA e ka shpallur të rrezikshme.

Postimi i Berishës:

Shkelet embargoja.

Anija ruse e goditur nga sanksionet prej dy ditesh ne rade ne portin e Durresit!

Mirmbrema doktorr, dua te denoncoj nje veprim ne kundershtim me embargot aktuale te Mara nga organizatat nderkombetare kundra rusise. Dhe qe ministrja xhaxhka i deklaroj në tv. Nje anije ruse e deklaruar nga USA si nje nga kompanite e rrezikshme e qe duhet te ndalohet eshte lejuar te vi ne portet shqiptare, ndryshe nga sa deklaron ministrja. Bashkëngjitur ke deklaraten e shtetit Amerikan, te dhenat e pronarit te anijes qe eshte i ndaluar e duhet te jetë pjese e embargos, dhe foto satelitore e marines ku ndodhet anija aktualisht

Anija eshte ne Rade. Por duan t’a fusin Ata e kane pranuar e duan t’a fusin, ne te gjithe ventet i kane kthyer mbarpsh, anija u be dy dit ne rade, e nuk e kthejn mbrapsh po duan t’a pranojne.

Zjarr Tv Ad