Diplomati amerikan Richard Grenell deklaroi në emisionin “Opinion” s eKosova duhet të kishte pranuar gazësjellësin që i ofroi Amerika që të ishte pranuar në NATO.
Ai u shpreh se nuk e ka kuptuar përse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka refuzuar këtë projekt që do të paguhej nga vet SHBA.
“Mendoj se para se të bëhesh anëtar i NATO, duhet te thuash “po” per nje gazsjellësin qe Amerika ta ofron. Kurti e refuzoi. Nëse keni qenë kohët e fundit në Kosovë, duhet ta dini se impianti i qymyrit është një problem i tmerrshëm. E ndjen në mushkëri. Nëse nuk je i atij vendi, e ndien se ky impiant i qymyrit nuk është aspak i shëndetshëm për njerëzit. Nuk e kuptoj se pse Kurti ka refuzuar një gazsjellës të pastër që amerikanët ishin vetë të gatshëm ta paguanin”, tha Grenell.