Kuvendit i vihet ‘brava’ ditën e rezolutës për Ukrainën, opzita Basha hesh dhe kryeministri bën avokatin e Vuçiç…

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Tritan Shehu.

Rezoluta jonë për agresjonin ruse në Ukrainë dhe rreziqet ndaj rajonit, po pret aty të diskutohet. Edhe sot e enjte – ditë seancash, maxhoranca kyç Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa “sekti i bravës” mban të kyçur dhe gojën, hesht si “fija e barit”!

parlamentet në botë janë mbledhur, dënojnë Rusinë, marrin vendime për të ndihmuar deri me armë Ukrainën. Parlamenti Europian diskuton e del me një rezolutë ku stigmohet agresori dhe dënohet aleati i tij në rajonin tonë, Serbia. Asambleja e OKB-së ngre zërin – vetëm Kuvendi i Shqipërisë për turpin e tij, hesht.

Dhe për të mos folur kurrkush, shpërndan deputetët në terren, kur duhej të ishin të mbledhur më shumë se kurrë këtu. Ndërkaq, një pjesë e asaj që ka zënë vendet e opozitës aty as nuk belbëzon, është krejt memece!

Rama, të vetmin kujdes që po tregon, është ai i shfajësimit të Vuçiç, “shpëlarja” e tij nëpërmjet demagogjisë nga ajo çfarë ai përfaqëson në të vërtetë, lidhjet me Rusinë. Dhe kjo bëhet mbas asaj Rezolute të PE-së, realiste, të dobishme për të gjithë, për shqiptarët, për rajonin.

Sepse Rama këmbëngul tek ai “Ballkan i Hapur” i Serbisë, avionët e së cilës janë të vetmit që mund të fluturojnë drejt Moskës.

Frika nga e vërteta, fjala e lirë qenka kaq e madhe për këtë maxhorancë, sa dhe formalisht nuk lejon të hapen dyert e këtij parlamenti.

Ndërsa të dashuruarit mbas “bravës” e ndjejnë veten të qetë kështu, sepse dhe ata nuk guxojnë të artikulojnë të vërtetën, prandaj vetëm heshtin. Por të gjithë këta gabojnë kur mendojnë se mund të vazhdojnë të luajnë me shqiptarët!

Zjarr Tv Ad