Presidenti Meta merr pjesë në forumin e Maltës: Nëse jemi neglizhentë dhe jo vigjilentë në paqe

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë këtë të enjte në “Forumin Botëror për Kulturën dhe Një Paqe të Drejtë, që po mbahet në Maltë.

Përmes një postimi në facebook, kreu i shtetit zbulon se në fjalën e tij e vuri theksin tek brishtësia e paqes dhe puna që duhet bërë përditë për ruajtjen e saj.

Në punimet e “Forumit Botëror për Kulturën dhe Një Paqe të Drejtë”, që po zhvillohet në Maltë, ku pata privilegjin të mbaja sot një fjalë nderi theksova se paqja mbetet gjithmonë e brishtë dhe e kërcënuar, prandaj duhet të punojmë për të, çdo sekondë dhe çdo minutë.

Paqja nuk është një dhuratë, por duhet fituar dhe mbrojtur në çdo kohë. Misioni i çdo lideri dhe aspirata e çdo kombi duhet të fokusohet vetëm rreth paqes dhe begatisë, shkruan Meta në facebook.

Zjarr Tv Ad