KQZ shkresë Ministrisë së Brendshme: Shumë votuesve ju skadon karta ID, të shtyhet vlefshmëria deri pas 6 marsit

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dërguar një shkresë Ministrisë së Brendshme dhe i kërkon që të shtyjë vlefshmërinë e kartave të identitetit të shtetasve që votojnë në zgjedhjet e 6 marsit. Sipas KQZ, numri është relativisht i lartë ndaj kërkon që Ministria të konsiderojë vlefshmërinë e këtyre kartave deri pas datës 6 mars.

Në kuadër të përgatitjeve të këtyre zgjedhjeve KQZ ka marrë shqetësimin nga disa subjekte zgjedhor pjesëmarrës në këto zgjedhje, mbi një numër relativisht jo të vogël të shtetasve të cilëve ju ka skaduar ose ju skadon vlefshmëria e dokumenteve të identifikimit.

Referuar asaj, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve thotë se koha nga data e dekretimit të zgjedhjeve ka qenë e shkurtër, duke mos ju dhënë mundësi shtetasve të rinovojnë kartat ID.

Shto këtu edhe faktin që disa bashki ku do të zhvillohen këto zgjedhje përfshijnë zona të thella rurale, dhe si të tilla sjellin një dekurajim të votuesve potencial per te rinovuar dokumentet e identifikimit, përbëjnë argumente për të marrë vëmendjen tuaj.

Zjarr Tv Ad