Nga Albin Kurti.
Por ndaj agresionit të Rusisë e pushtimit të Ukrainës nuk mund të ketë neutralitet për vende kandidate për anëtarësim në Bashkim Evropian kur i gjithë Bashkimi Evropian e dënon dhe e sanksionon fuqishëm.
Ne mirëpresim angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian, Britanisë së Madhe e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, të shprehur me caktimin e përfaqësuesve e emisarëve të tyre special. Ky angazhim i shtuar duhet të shoqërohet me veprime konkrete mbi bazën e realitetit e të vërtetës.
U bëjmë thirrje 5 shteteve mos-njohëse brenda Bashkimit Evropian, Spanjës, Sllovakisë, Rumanisë, Greqisë dhe Qipros, që të njohin këtë realitet e të vërtetë, duke njohur urgjentisht pavarësinë e Kosovës në mënyrë që të mos lejohet përdorimi i preteksteve false dhe analogjive të paqëndrueshme për të nxitur ndarje e konflikte në Evropë