“I përkisni BE-së”, Von der Leyen flet për anëtarësimin e Ukrainës: Ne jemi me ju! Do t’ju sigurojmë strehim dhe punë

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sërish ka folur për luftën në Ukrainë, duke ritheksuar dhe njëherë mbështetjen pa kushte të Bashkimit Evropian.

Ajo tha se BE do do t’iu sigurojë refugjatëve ukrainas mbrojtje, mundësi punësimi dhe strehim.

“Nuk ka dyshim se këta njerëz të guximshëm, që mbrojnë vlerat tona me jetën e tyre, i përkasin familjes evropiane. Ne do të jemi krah shtetasve ukrainas duke i’u siguruar mbreojtje, strehim dhe mundësi punësimi. Nuk është vetëm një akt dhembshurie në kohë lufte, por është edhe detyra jonë si evropianë”, tha ajo.

Në një konferencë të përbashkët me Presidentin e Rumanisë, Klaus Iohannis, Presidentja e KE ka njoftuar krijimin e një “qendre të mbrojtjes civile për Ukrainën”, me bazë në Rumani, për të ofruar ndihma humanitare.

“Ne po ofrojmë mbështetje humanitare për t’u përballur me pasojat e kësaj lufte dhe do të shpërndajmë të paktën 500 milionë euro nga buxheti i BE-së në ndihmë humanitare, dhe sigurisht që do të ketë edhe më shumë. Ne duhet të përgatitemi për pasojat shkatërruese të kësaj lufte mizore”, ka thënë shefja e KE.

Zjarr Tv Ad