Në mediat e huaja është duke qarkulluar fotoja e parë që vjen nga raundi i dytë i takimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Delegacionet shihen teksa shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin.
Qëllimi minimal i Kievit është të krijojë korridore humanitare – rrugë për civilët për t’i shpëtuar zonave të goditura nga konflikti, sipas negociatorit ukrainas Davyd Arakhamia, i cili më herët postoi një përditësim të shkurtër në Facebook, para helikopterit me të cilin u nis drejt Bjellorusisë. Ndërkohë, Rusia sipas ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov ka tre kërkesa të qarta:
Ukraina duhet të “çmilitarizohet” dhe “denazizohet” (të bëhet neutrale)
Krimea – gadishulli jugor i Ukrainës i aneksuar nga Moska në 2014 – të njihet nga Kievi si pjesë e Rusisë
Dy rajone separatiste në Ukrainën lindore – Republika Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut – të njihen zyrtarisht
Media britanike BBC, duke cituar Kremlinin zyrtar thotë se Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një bisede telefonike që ka pasur me homologun francez Emmanuel Macron, i ka thënë këtij të fundit se qëllimet e operacionit të Rusisë në Ukrainë – çmilitarizimi i saj dhe statusi neutral – do të arrihen. Dyshja pari një telefonatë 90 minuta më herët të enjten.