Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky i ka kërkuar presidentit rus Vladimir Putin që të ulen dhe të bisedojnë për të ndalur luftën mes dy vendeve. Ai tha në një deklaratë për mediet se bisedimet e drejtpërdrejta me Putinin janë e vetmja mënyrë për të ndalur luftën.
“Bisedimet e drejtpërdrejta me Vladimir Putin janë e vetmja mënyrë për të ndaluar këtë luftë. Ne nuk po sulmojmë Rusinë dhe nuk planifikojmë ta sulmojmë atë. Çfarë dëshironi nga ne? Lëreni tokën tone. Uluni me mua, vetëm jo 30 metra larg si me presidentin francez Emmanuel Macron”, tha Zelensky, i cili iu referua bisedimeve në tryezë të gjatë muajin e kaluar. Ndër të tjera Zelensky i bëri thirrje perëndimit që t’i dërgojë avionë luftarakë.
“Nëse nuk keni fuqinë për të mbyllur qiejt, të zbatoni një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë, atëherë më jepni aeroplanë,” tha ai.
“Nëse nuk jemi më atëherë, Zoti na ruajt, Letonia, Lituania, Estonia do të jenë të radhës”, shtoi presidenti ukrainas.