Engjëll Musai: Komiteti i Ekspertëve dhe fundi i orës politiko-policore

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe ‘Ora Policore’ si mekanizëm në shërbim të politikës.

Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri vendosi në mbledhjen e djeshme rishikimin e masave anti-COVID, duke hequr pas 2 vitesh orën policore. Pas kosovës që e hoqi 2 ditë më parë Shqipëria ishte i vetmi vend në botë që vendoste orë policore duke future në kolaps ekonominë dhe zhvillimin e vendit. Po cili ishte qëllimi real i mbajtjes së orës policore ? Sigurisht e fundit që mendojmë se qeveria ka pasur në mënd, ishte shëndeti. Mendoj se qëllimi në prapaskenë i qeverisë ishte mbajtja nën tutel e qytetarëve, dhuna policore, krijimi i situatës së frikës, gjobave dhe nënshtrimit për qëllime elektorale dhe partiake. Ky qëndrim pati një rezistenc jo vetëm në vendin tonë por edhe kudo në botë dhe se  këtë konstatim e patën edhe shumë opinionistë, mbrojtës të së drejtave të njeriut dhe institucionet më të larta të OKB-së të cilat theksuan se: Ndikimi i pandemisë në luftën kundër shkeljes së të drejtave të njeriut ka qënë  në qendër të vëmendjes së Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, pasi një pjesë e madhe e liderëve politik po i përdornin masat ant-covid dhe orën policore si një mundësi për të ushtruar “diktaturën” mbi popullsinë e traumatizuar nga sëmundjet.” Po si e përjetoi dhe ku futet Shqipëria me masat që ndërmori për kapërcimin e situatës së rëndë shëndetsore, ekonomike dhe sociale.

Mbyllja e vendit dhe vendosja e “orës policore” nga  Komiteti Teknik i Ekspertëve ishin të tejskajshme , pa vizion, pa orjentim, me mungesa të shtretërve, ilaçeve, një panik i tejskajshëm, ku mendimi politik mbizotëroi mbi atë profesional. Në studio dhe në transmetime on-line dilte kryeministri Rama dhe na deklaronte fillimisht  se nuk duheshin maska, pastaj vendoste maskat me detyrim  dhe të shoqëruar me gjoba. Vendoste po kryeministri që në mëngjes të dilnin moshat e thyera, në drekë fëmijët me nënat dhe pasdite burrat. Ishte po kryeministri që nuk kishte haberin nga mjeksia se në automjet drejtuesi i mjetit ( burri) rrinte para dhe pasagjeri ( gruaja ose fëmijët) duhet të rrinin në sediljet e pasme, të mos ndizej kondicioneri por të hapeshin xhamat. Një marrëzi e paparë. Sigurisht që kjo çështje kërkonë një analizë të plotë e të detajuar në vijim por më duhet të themë se ai që duhej të fliste ishte Komiteti Teknik i Ekspertëve. Por vetëm ky Komitet foli më pak dhe u kthye në një levë të partisë në pushtet. Mjafton fakti që ky Komitet nuk lejojë që personat nga Jug i Shqipërisë ( Qarku Vlorë-Gjirokastër- Berat Korçë dhe Fier) që hynin nga Kufiri i Jugut, Qaf-Thanës dhe Korçës të vinin në Shqipëri dhe të votonin, pasi duhet 14 ditë karantinë?! Po pse ata që vinin nga Rinasi, Durrsi, Shkodra, Kosova përse nuk duhej të bënin karantinë ? Ja kjo ishte diktatura politike e shtetit për të cilin ky Komitet duhet të hetohet. Numri dy i Komitetit Teknik të Ekspertve, Dr.Najada merret , prezantohet dhe kandidon si deputete në Kuvendin e Shqipërisë nga vetë kryeministri.

Që në ditët e para situatën e Covidit-19 në vend të masave mjeksore e pritëm më autoblinda e tanke. Çfarë marrëzie ! Ndërkohë që spitalet ishin pa pajisje intubimi, pacientët hidheshin nga ballkonet dhe oligarkët shpenzuan miliona euro për tu kuruar jashtë vendit me avion privatë. Ndërsa nga ana tjetër policia mbyti në gjoba elektorale qindra qytetarë një pjese të së cilave ua fali në mbështetje të zgjedhjeve. Ata që kundërshtonin gjobat arrestoheshin, dhe kush i shpëtonte arrestimit merrte si shpërblim plumbat e policisë, e cila pasi e vrau ,inskenoi dhe skena të turpshme duke i vendosur të riut pistoletën në dorë. Por falë kamerave, e verteta doli në shesh. E ndërsa qytetarët vriteshin, policia e Llesh-Kimikut, me urdhër të “qehajajit” të tijë zbarkonte natë e ditë për të prishur objekte duke helmuar protestuesit. Këtu nuk po flasim as për hapjen e kufijve për indianët, sirianët, bangladeshasit , që bashkë me trafikun e tyre si klandestinë sollën edhe covidin në vendin tonë. Në numrat e ardhshëm do të sjellim hap pas hapi gjithçka që ndodhi në këto dy vite , pa harruar edhe orët e natës policore, ku makinat e policisë me çanta me para , shëtisnin natën derë më derë në këmbim të votës. E nëse themi se po punojmë për drejtësinë e re , fakte e këtyre dy viteve treguan se sa e kapur është kjo drejtësi dhe pse prokuroria ashtu sikurse theksoi dje raporti i DASH, është institucioni më i paaftë dhe më i kapur nga politika dhe krimi i organizuar.

Zjarr Tv Ad