Vizioni ynë i përbashkët dhe vlerat euro-atlantike”/ Meta takohet me Vjosa Osmanin në Maltë: Kosova sa më parë në NATO!

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i shtetit Ilir Meta është takuar me Presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe bashkë kanë diskutuar për marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve dhe vizionin e përbashkët.

Meta shkruan përmes një postimi në Facebook se Shqipëria dhe Kosova kanë të njëjtat vlera euro-atlantike në këto moment sfidash rajonale e globale.

“Kosova sa më parë në NATO”-përfundon ai.

Postimi i plotë:
Si gjithmonë, shumë i lumtur të takohesha në Maltë me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe të shkëmbenim opinione mbi marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve dhe vullnetin për t’i pasuruar ato më tej.

Ritheksuam sa jetike janë vizioni i përbashkët dhe vlerat euro-atlantike që ndan Shqipëria dhe Kosova në këto momente sfidash rajonale, europiane dhe botërore.
Kosova sa më parë në NATO, një përgjigje në të mirë të paqes, stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit.

Zjarr Tv Ad