Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se koalicioni opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’ ka bërë betejë në çdo bashki për të fituar zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Paloka tha me bindje se Bashkinë Shkodër do ta fitojë Bardh Spahia me një diferencë të madhe votash. Më tej ai theksoi se në Durrës pritshmëritë janë të mëdha, po ashtu edhe në Lushnjë e Dibër.
“Të gjithë kandidatët e ‘Shtëpisë së Lirisë’ janë entuziastë dhe presin fitore. Në kushtet kur PD ka ngërç, nuk favorizohet aq shumë.”-tha Paloka.
Deputeti i PD tha se ka parë entuziazëm më të madh tek demokratët se në zgjedhjet e 25 prillit. “Kam parë një entuziazëm më të madh tek demokratët karahasuar me zgjedhjet e 25 prillit”-tha Paloka.