Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ish-komandanti i Forcave Speciale shqiptare, Dritan Demiraj nuk beson se bota do të shkojë në drejt përdorimit të armëve bërthamore, pas konfliktit Ukrainë-Rusi.
Sipas tij, përmendja e armëve bërthamore nga presidenti rus Vladimir Putin është pjesë e “luftës psikologjike”.
“Në gjykimin tim përfshirja e armëve bërthamore në këtë konflikt është pothuajse zero, është thuajse e pamundur. Pasi, përdorimi i tyre nga ana e Rusisë kundër një shteti tjetër nëse shteti është anëtar i NATO-s do të sjelli përgjigjen e duhur dhe dëmet do të jenë të jashtëzakonshme.
Është vetëm një luftë psikologjike që Putin po e bën në kontekstin e asaj që nuk po arrin objektivat strategjike në marrjen e qyteteve kryesore”, tha Demiraj në “Opinion”.