Analisti Andi Bushati, ka folur për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen të dielën në gjashtë bashki të vendit.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bushati tha se kandidatët e Lulzim Bashës do të dalin të fundit dhe vuri bast në studio, se nëse njëri prej tyre del i dyti, ai nuk shkel në emision.
“Nëse një nga kanditatët e Bashës del i dyti unë nuk dal më në këtë studio. Një kandidat po doli…”
Bushati tha se zgjedhjet janë të rëndësishme edhe për pushtetin, sepse do të tregojnë që ka ardhur moment, që Edi Rama t’i fitojë zgjedhjet edhe pa vjedhur vota, për shkak të përçarjes së opozitës.
“Këto zgjedhje do të tregojnë që Edi Rama në këtë vend, ka mundësi të fitojë zgjedhje edhe pa vjedhur dhe pa blerë, sepse i ka krijuar vete mundësinë të mos harxhojë më para dhe banditë, por duke përçarë opozitën të bëhet forcë e parë. Edi Rama do të jetë fituesi dërrmues i këtyre zgjedhjeve pa vjedhur dhe pa blerë. Pse vjen kjo? Sepse gjashtë muaj më parë Basha vendosi të përçajë opozitën“, tha ndër të tjera Bushati.