Rubla ruse bie në nivele rekord, “kokë më kokë” me lekun shqiptar

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rubla ruse ka pësuar një goditje të rëndë pas vendosjes së sanksioneve të Perëndimit, përfshi përjashtimin e bankave ruse nga sistemi ndërkombëtar i transfertave “Swift”.

Rënia e Rublës ishte drastike menjëherë pas njoftimit të sanksioneve, por ekspertët ekonomikë thonë se monedha do të zhvlerësohet edhe më tepër, ndërsa kriza ekonomike do të godasë rëndë Rusinë.

Aktualisht Rubla është thuajse në të njëjtin nivel me Lekun, madje disa pikë më pak.

Sipas kursit të këmbimit këtë të enjte 1 lek këmbehet me 0.99 rubla.

“Askush s’e di se çfarë do të ndodhë nesër me Rublën. Është shumë e paqëndrueshme”, tha eksperti i ekonomisë Colin Steëart për Reuters.

Zjarr Tv Ad