Sondazhi/ Zgjedhjet e 6 marsit për Shkodrës, ja kush kandidat parashikohet ta FITOJË këtë Bashki

0
170
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit për bashkinë Shkodër pritet t’i fitojë kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Barometri i Euroneës Albania tregon se Bardh Spahia parashikohet të marrë 46,1% të votave. Kandidatja e Partisë Socialiste, Majlinda Angoni parashikohet të arrijë në 36,8%. Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike, Xhemal Bushati rezulton me vetëm 17,1% vota.

Duke përfshirë marzhin e gabimit, Spahia mund të arrijë nga 43,6% deri në 48,6%, Angoni nga 34,3% deri në 39,3%, kurse Bushati nga 15,1% deri në 19,1%.

Në prirjen e votës, Spahia del me 33% mbështetje, Angoni me 26,5%, Bushati 12,5%. 12% e votuesve janë të pavendosur, kurse 14,6% thonë se nuk do të votojnë.

Zjarr Tv Ad