SANKSIONE?! Gazetari hedh akuzën e fortë: Kompania e financuar nga banka ruse operon lirisht në Shqipëri, mund të blihen media dhe politikanë

0
130
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me sanksionet që shteti shqiptar i ka vendosur Rusisë, në koherencë me vendet e tjera perëndimore, përfshirë dhe SHBA-të.

Hoxha deklaroi se në Shqipëri vepron një kompani e fuqishme që ka hyrë në treg dy vitet e fundit, e cila bashkëpunon me një nga dy bankat më të fuqishme ruse, të sanksionuara nga SHBA. Ai theksoi se në Shqipëri kjo kompani ka hyrë përmes Bullgarisë ku është e hetuar për pastrim parash.

Kompanitë dhe bankat ruse po i bllokojnë në të gjithë botën. Në Shqipëri vepron një kompani e fuqishme që ka hyrë në treg këto vitet e fundit duke investuar në sektorë strategjikë. Ajo bashkëpunon me një nga dy bankat më të fuqishme ruse që është bërë pjesë e sanksioneve të SHBA. Është banka VTP bank.

As nga Ministria e Financave as nga Banka e Shqipërisë nuk ka asnjë listë të personave të dyshuar nga federate ruse. Ai shtoi se në Shqipëri kjo kompani po investon në disa sektorë të ndryshëm, ndërsa shtoi se përmes fondeve të saj mund të dëmtohen interesat e Shqipërisë. Një fushë që përbën rrezik për rolin e Shqipërisë, Hoxha tha se me këto para mund të korruptohet mediat dhe politikanët.

Një kompani e fuqishme që është e identifikuar në Bullgari për lidhje me botën e krimit atje që bashkëpunon ngushtë me një bankat e sanksionuara nga SHBA po investon në disa sektorë në Shqipëri. Shqipëria nuk ka asnjë masë., deklaroi Artan Hoxha.

Zjarr Tv Ad