Policia kalon në “shërbim të përforcuar” për zgjedhjet, ja sa efektivë janë angazhuar për 6 marsin

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një numër prej 1.350 punonjës të Policisë së Shtetit do të angazhohen për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 6 marsit. Të gjitha strukturat qendrore dhe vendore të Policisë kalojnë në gatishmëri “Shërbim të Përforcuar”, duke filluar nga dita e shtunë dhe në vijim deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Ylli Vasili ka dalë sot në një deklaratë për mediat dhe ka bërë publike të gjitha masat e marra nga organizata ku ai bën pjesë. Nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në gjithë periudhën zgjedhore është ngritur dhe funksionon grupi i drejtimit në nivel qendror, për menaxhimin e masave të sigurisë për procesin zgjedhor, me qëllim vlerësimin e çdo informacioni nga të gjithë burimet, verifikimin, analizimin dhe ndjekjen e tij.

Deklaratë e Drejtorit të Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Ylli Vasili

Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për sigurimin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në disa njësi të qeverisjes vendore, për të garantuar një proces votimi sa më të qetë për të gjithë votuesit, masa të cilat janë ndjekur dhe po zbatohen në të gjitha fazat e zhvillimit të këtij procesi. Përgatitja e këtyre masave ka filluar që në datën 27 janar 2022, me hartimin e detyrave në Programin e Punës, miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, përgatitjen e urdhrave të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të planeve të masave dhe të bashkëveprimit dhe dokumente të tjera që kompletojnë masat tona dhe zbatimin e detyrave institucionale për procesin zgjedhor.

Deri tani, detyrat e parashikuara nga Policia e Shtetit janë kryer me përgjegjësi të plotë. Jemi në fazën më të rëndësishme të periudhës zgjedhore e për rrjedhojë edhe të zbatimit të detyrave tona, prandaj të gjitha strukturat qendrore dhe vendore të Policisë kalojnë në gatishmëri “Shërbim të Përforcuar”, për të ndjekur me vlerësim të plotë masat e planifikuara për sigurimin e rendit publik dhe sigurimin e zgjedhjeve kryesisht duke filluar nga dita e shtunë dhe në vijim deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Policia e Shtetit, deri në datën 03.03.2022, ka angazhuar 780 punonjës policie dhe ka garantuar 335 aktivitete elektorale të zhvilluara gjatë fushatës. Sot përfundon shoqërimi nga strukturat policore, i materialeve zgjedhore nga Tirana në drejtim të 13 KZAZ-ve në të gjithë bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet vendore. Deri tani nuk është evidentuar asnjë problem. Theks të veçantë mori trajnimi i 1.297 punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët do të angazhohen me detyra gjatë zgjedhjeve, sipas hierarkisë së menaxhimit policor, deri tek niveli bazë i veprimit policor.

Për sigurimin e 941 Qendrave të Votimit dhe 13 KZAZ / VNV-ve janë bërë përllogaritjet e punonjësve të Policisë, për transportimin me automjete, pajisje, armatim, radio-komunikim, ushqime etj, deri tek votimi i tyre si shtetas të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu janë prodhuar dhe dorëzuar në afat vulat e kërkuara nga KQZ, për KZAZ, QV, VNV etj.

Në zbatim të kërkesave të Kodit Zgjedhor, në datën 25.02.2022, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dërgoi në KQZ, në afatin ligjor të përcaktuar, si institucioni që administron procesin zgjedhor.

Zjarr Tv Ad