Presidenti rus Vladimir Putin thotë se në Ukrainë po luftojnë mercenarë nga vendet e Ballkanit, përfshi edhe Shqipërinë.
Komentin, Putin e ka bërë gjatë një telefonate me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Kujtojmë se pak ditë më parë kështu u shpreh dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, por autoritetet në vendin tonë kërkuan mohimin e deklaratës si të rreme.
Deri tani nuk ka asnjë konfirmim për shqiptarë të Shqipërisë apo Kosovës që luftojnë në Ukrainë, me përjashtim të rasteve legjitime kur persona me origjinë shqiptare dhe shtetësi ukrainase i janë bashkuar ushtrisë.
“Në Ukrainë, po shohim gjithnjë e më shumë mercenarë nga vendet e treta, përfshirë Shqipërinë dhe Kroacinë, militantë nga Kosova dhe madje edhe xhihadistë me përvojë të operacioneve ushtarake në Siri”, tha Putin gjatë bisedës së tij me kancelarin gjerman Olaf Scholz.