“Superskandal”/ Berisha: Jashtë gare krimineli elektoral Edison Memolla

0
1227
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme është publikuar një audiopërgjim i kandidatit të PS për Rrogozhinën, Edison Memolla, i cili në këmbim të votave i ka premtuar qytetares se nuk do t’i presin energjinë elektrike.

Pas këtij skandali, ka reaguar ish kryeministri Sali Berisha, i cili ka kërkuar që Memolla të hiqet nga gara.

Berisha shkruan se ky është një krim i shëmtuar elektoral dhe përgjimi provon se ai blen vota në këmbim të energjisë elektrike.

“Superskandal! Jashtë gare krimineli elektoral Edison Memolla kandidat i narkoshtetit! Përgjimi provon se ai blen vota me energji elektrike. Krim i shëmtuar elektoral! Ai nuk pyet sepse zbaton porositë e Edvinit!”, shkruan Berisha.

Zjarr Tv Ad