Basha video-live nga pika e karburantit: I bëj thirrje qeverisë të heqë taksën e qarkullimit dhe të mbajë nën kontroll çmimin e karburantit

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha nëpërmjet një video-live nga një pikë karburanti i ka bërë thirrje qeverisë që të mbajë nën kontroll çmimin e karburantit, pasi 1 litër naftë po shitet me 230 lekë të reja.

Ai kërkoi nga qeveria që të heqë taksën e qarkullimit mbi karburantin dhe të marrë masa shtesë për të stabilizuar në këto ditë të vështira çmimin e karburantit, i cili ka një efekt të drejtpërdrejtë në mallrat dhe shërbimet bazë për të gjithë qytetarët.

“Përshëndetje të dashur miq. Siç e shikoni, çmimi i naftës ka shkuar në 230 lekë të reja për litër. I bëj një thirrje qeverisë të marrë masa duke hequr taksën e qarkullimit mbi karburantin, 240 lekë për litër dhe duke marrë masa shtesë për të stabilizuar në këto ditë të vështira çmimin e karburantit, i cili ka një efekt të drejtpërdrejtë në mallrat dhe shërbimet bazë për të gjithë qytetarët. Është detyra e qeverisë t’u vijë në ndihmë njerëzve dhe bizneseve në këto kohë të vështira. Qeveria shqiptare i ka të gjitha mundësitë duke ulur taksat që t’u vijë në ndihmë qytetarëve në nevojë në mënyrë që ju të paguani më pak për karburantin dhe mallrat e tjera, çmimi i të cilave ndikohet drejtpërdrejt nga rritja e çmimit të karburantit, ndaj përsëris thirrjen që qeveria t’u vijë në ndihmë njerëzve duke bërë të mundur që çmimi i karburantit të mbahet nën kontroll përmes uljes së taksave që ndikon në çmim”, u shpreh Basha.

Zjarr Tv Ad