Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se do të konsiderojë pjesëmarrëse në konflikt ushtarak të gjitha vendet që do të vendosin zonën e ndalim-fluturimit mbi Ukrainë.
“Ne do t’i konsiderojmë ata menjëherë si pjesëmarrës në një konflikt ushtarak dhe nuk ka rëndësi anëtarë të cilave organizata që janë”, tha Putin në një takim me anëtarët e ekuipazhit të fluturimit të linjave ajrore kombëtare ruse.
“Është e pamundur të bëhet në vetë territorin e Ukrainës, është e mundur vetëm nga territori i disa shteteve fqinje. Por çdo lëvizje në këtë drejtim do të konsiderohet nga ne si pjesëmarrje në një konflikt të armatosur”, shtoi ai.
Deklarata e Putin vjen pas kërkseës së Presidentit ukrainas Zelensky, të cilët i kanë kërkuar vazhdimisht NATO-s dhe zyrtarëve perëndimorë që të vendosin një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të premten se krijimi i një zone të ndaluar fluturimi në Ukrainë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në NATO mund të çojë në një “luftë të plotë në Evropë”, por shtoi se Uashingtoni do të vazhdojë të punojë me aleatët t’u ofrojnë ukrainasve mjetet për t’u mbrojtur nga agresioni rus.