Putin PARALAJMËRON: Sanksionet e Perëndimit janë të ngjashme me një “shpallje lufte”

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se sanksionet e vendeve Perëndimore, janë të ngjashme me një shpallje lufte.

Ai tha se Moska duhet të mbrojë rusishtfolësit në lindje të Ukrainës, si dhe interesat e saj. Sipas Reuters Putin tha se nuk ka plane të shpallë gjendjen ushtarake në Rusi.

“Por ne nuk kemi një situatë të tillë dhe shpresoj se nuk do ta kemi”, tha Putin.

Që prej fillimit të pushtimit rus, liderët botërorë i kanë dalë kundër presidentit rus Vladimir Putin, duke i kërkuar që të tërhiqet nga lufta. Ukraina është në ditën e 10-të të luftës, ndërkohë autoritetet ukrainase thanë sot se Rusia nuk po respekton armëpushimin në qytete.

Zjarr Tv Ad