Qytetarët në Shkodër të shqetësuar nga rritja e çmimeve: Pensionet janë zero, as bukën nuk e blemë dot!

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Çmimet e të gjitha produkteve në Shkodër kanë pësuar rritje.

Qytetarët shkodranë të shqetësuar shprehen se jetesa ekonomike është bërë tepër e vështirë. Ato ankohen se çmimet janë në stratosferë dhe nuk kanë lekë për të blerë.

“Çmimet janë rritur, mos të jesh i zoti të blesh diçka, sidomos pensionistët. Rritje në çdo produkt, çmimet në stratosferë dhe lekë nuk kemi, pensionet janë zero. Një familje me 3-4 pjesëtarë duhet të ketë 800 mijë lekë në muaj ta përballojë. Nuk kemi çfarë të themi, blejmë sa të mundemi. Thesi i miellit nga 30 ka shkuar në 40 mijë lekë” – shprehen qytetarët shkodranë.

“Cmimet janë rrit kryesisht ushqimore dhe frutat. Populli nuk ka para, asnjë nuk kujtohet për ne. Populli është hallexhi, para ska, punë nuk ka, ushqimet janë rritur”, tha një qytetar tjetër.

Një situatë e tillë pranohet edhe nga tregtarët, të cilët theksojnë se ka rënie të fuqisë blerëse në tregjet e Shkodrës.

Zjarr Tv Ad