Rritja e çmimit të naftës/ Ironia e gazetarit: Nesër të gjithë në votime, aty ku ka zgjedhje

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vendi jonë është përballur mëngjesin e sotëm me një rritje të madhe të çmimit të naftës, e cila shkoi 220 lekë, ndërsa pasditja e sotme pësoi një tjetër rritje.

Gazetari Mentor Kikia teksa ka komentuar situatën e rëndë të rritjes së menjëhershme të çmimit të naftës, ka ironizuar edhe mosreagimin e qytetarëve. Në një postim në rrjetin social Facebook, ai shkruan: “nesër në votime, të gjithë, aty ku ka zgjedhje”.

“220 e gjet mengjesi, 240 e zuri darka!

Neser ne votime, te gjithe, aty ku ka zgjedhje.

Keni dy alternativa: Njera(e ndare ne dysh tani) qe privatizoi industrine e naftes, dhe tjetra, ajo qe e varrosi perfundimisht, pa asnje shprese kthimi.

P.S: sasia e naftes qe ne prodhonim ne vend ishte rreth 30 perqind e konsumit. Mjaftueshem per te sherbyer si rregullator ne treg.

Nejse, neser ne votime”, shkruan Kikia.

Zjarr Tv Ad